Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka deklaruar se qëndrimet e partisë së saj në zhvillimet e fundit politike lidhen me, siç tha ajo, interesin e qytetarëve dhe jo me synimin për të marrë poste qeveritare.
Kadriaj tha se AAK-ja pret nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, garanci konkrete për kërkesat e saj dhe qëndrime publike për çështje si gazi amerikan, energjia, infrastruktura dhe mbështetja për bizneset e vogla.
Ajo theksoi se partia nuk ka propozuar emra për pozita dhe se fokusi i saj ka qenë te parimet dhe kërkesat politike.




