Policia ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Kanosje”, pasi dyshohet se përmes mesazheve telefonike ka kërcënuar ish-gruan e tij.
Sipas Policisë, i dyshuari M.M., i lindur më 1980, është lokalizuar në banesën e tij në Mitrovicë të Veriut dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rast penal për kanosje.
Gjatë verifikimit, Policia ka konstatuar se ndaj të dyshuarit kishte një urdhër-arrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për veprën penale “Ngasje në gjendje të dehur”.
Pas përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit prej 15 ditësh burgim, në përputhje me urdhëresën e gjykatës.




