Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kanosur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Sipas Policisë, i dyshuari është identifikuar dhe lokalizuar pas dyshimeve se përmes një rrjeti social kishte bërë kanosje ndaj Kurtit.
Gjatë ndërhyrjes për arrestimin e tij, i dyshuari dyshohet se ka kanosur edhe zyrtarët policorë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.




