Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja politike me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka pësuar një goditje të rëndë, por nuk është prishur.
Kurti deklaroi se marrëveshja ende mund të shërbejë për shmangien e zgjedhjeve dhe forcimin e institucioneve të vendit.
Ai theksoi se nga marrëveshja doli kandidatura e profesorit Bekim Sejdiu për President, duke shtuar se mbështetja e tij do të ishte rruga për tejkalimin e situatës aktuale.
Kurti nuk dha përgjigje nëse mund të propozohet një kandidat tjetër për postin e Presidentit./EO/




