Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ngriti në Kuvend shqetësime për situatën energjetike, sigurinë e furnizimeve dhe largimin e të rinjve nga Kosova.
Ajo tha se Ujmani është aset strategjik i Kosovës dhe se deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për këtë liqen duhet të trajtohen me seriozitet.
Bytyqi kritikoi gjithashtu furnizimin me barna nga Serbia, duke kërkuar që Kosova të shmangë varësitë strategjike në sektorët e shëndetësisë dhe sigurisë.
Sipas saj, vendi po përballet edhe me pasiguri energjetike para dimrit dhe me largimin e të rinjve, ndërsa kërkoi investime të reja, zhbllokimin e fondeve të BE-së, përfundimin e projekteve infrastrukturore dhe mbështetje më të madhe për sektorin privat.




