Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, ka zhvilluar një operacion në fshatin Nabërgjan, ku janë sekuestruar rreth 10 kilogramë e 500 gramë marihuanë.
Gjatë aksionit është arrestuar një person i dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Në kuadër të operacionit është sekuestruar edhe një telefon mobil. I dyshuari po intervistohet nga hetuesit, ndërsa hetimet po vazhdojnë nën koordinimin e prokurorit të shtetit.




