Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka arrestuar një person të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Gjatë kontrollit në dy lokacione në Prishtinë, në pronësi të të dyshuarit, janë sekuestruar mbi 41 mijë euro, 20 franga zvicerane, dy telefona, USB, laptop, 10 vula, 49 kartela gërvishtëse, një veturë dhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin.
I dyshuari, pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë.




