Kosova ka marrë zyrtarisht stafetën për organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030.
Gjatë ceremonisë mbyllëse të “Taranto 2026” në Itali, flamuri i Lojërave Mesdhetare iu dorëzua kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke shënuar kalimin e organizimit te Prishtina.
Rama e cilësoi këtë moment si një hap të rëndësishëm për Kosovën, duke thënë se “po vjen Prishtina 2030”.
Në ceremoninë para më shumë se 20 mijë shikuesve, flamuri i Kosovës u ngrit krahas atij të Italisë dhe flamurit të Lojërave Mesdhetare, ndërsa u intonua himni i Kosovës.
Në stadium u prezantua edhe videoja promovuese e “Prishtina 2030”, me të cilën Kosova prezantoi organizimin e ardhshëm para publikut ndërkombëtar.




