Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme për media në selinë e partisë.
Konferenca është caktuar për orën 16:30, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura detajet për temën e deklarimit.
Njoftimi vjen pas thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit më 9 shtator.




