Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka raportuar para Këshillit Prokurorial të Kosovës për punën e institucionit gjatë vitit 2025.
Gashi bëri të ditur se gjatë këtij viti Prokuroria ka përfunduar mbi 2 mijë lëndë, ndërsa aktualisht funksionon me 10 prokurorë.
Ai theksoi se janë përdorur edhe procedurat alternative, përfshirë ndërmjetësimin, në rastet kur një gjë e tillë lejohet me ligj.
Sipas Gashit, të gjithë prokurorët e përdorin sistemin SMIL për trajtimin e lëndëve, ndërsa ngarkesa me punë dhe angazhimet në seanca mund të shkaktojnë vonesa.
Kryeprokurori ka deklaruar gjithashtu se Prokurorisë së Gjakovës i mungojnë tetë prokurorë.
Në përfundim, raportimi i tij është miratuar nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës.




