Përfaqësues të platformës “Liria ka Emër” janë takuar me përfaqësues të disa sindikatave të punëtorëve, të cilat kanë shprehur mbështetje për “Marshin për Liri”.
Në takim morën pjesë përfaqësues të sindikatave të Minatorëve të Trepçës, Zjarrfikësve, Administratës, Shërbimit Korrektues, Shëndetësisë dhe sektorëve të tjerë.
Organizatorët thanë se marshi do të mbahet më 12 shtator, në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Sipas platformës “Liria ka Emër”, aktiviteti synon të shprehë kërkesën për drejtësi dhe liri, si dhe për kthimin në Kosovë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.




