Ka nisur sot vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas ndërprerjes gati njëmujore.
Në seancë po marrin pjesë deputetët e VV-së, PDK-së dhe LDK-së, ndërsa deputetët e Aleancës po e bojkotojnë atë.
Në rend dite është zgjedhja e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit, hap që do t’i hapte rrugë konstituimit të legjislaturës së re dhe formimit të institucioneve.
Seanca e thirrur nga Avni Dehari vjen pas dy përpjekjeve të mëparshme, më 6 dhe 8 gusht, të cilat nuk arritën të përmbyllnin procesin.




