Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka rifilluar me rreth një orë vonesë, ndërsa në sallë janë të pranishëm deputetët e LVV-së dhe LDK-së.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kërkoi nga administrata të aktivizojë zilen për t’i ftuar deputetët në sallë, duke theksuar se radha për veprim i takon PDK-së.
PDK-ja e kishte lëshuar sallën në shenjë kundërshtimi ndaj mënyrës së zhvillimit të procesit për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
Mosmarrëveshjet për mënyrën e votimit të nënkryetarëve kanë shkaktuar edhe më herët bllokim të procesit të konstituimit të Kuvendit.
Në vazhdimin e seancës, deputetët e PDK-së nuk janë të pranishëm./EO/




