Kryeministri Albin Kurti ka folur për vendimin e pritshëm të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli.
Në mbledhjen e parë të Qeverisë, Kurti tha se Kosova po e pret vendimin e së mërkurës, duke shprehur shpresën që ai të jetë në përputhje me atë që ai e cilësoi si të drejtën e luftës së popullit të Kosovës.
Kurti deklaroi se rezistenca dhe lufta e Kosovës kanë qenë çlirimtare dhe uroi që ish-krerët e UÇK-së të kthehen të lirë në Kosovë dhe pranë familjeve të tyre./EO/




