Pajisjet elektronike që udhëtarët sjellin nga jashtë Kosovës vlerësohen në bazë të rregullave që vlejnë për bagazhin personal dhe importet jo-tregtare.
Një pajisje e sjellë për përdorim personal nuk trajtohet njësoj si një sasi pajisjesh, e cila për shkak të numrit, natyrës apo karakteristikave të tyre mund të konsiderohet se ka qëllim tregtar.
Kufijtë e lirimit për bagazhin personal janë:
🚗 300 € – Trafiku rrugor
✈️ 430 € – Trafiku ajror
🚆 300 € – Trafiku hekurudhor
👤 150 € – Udhëtarët nën moshën 15 vjeç
Në rastet kur nuk plotësohen kushtet për lirimin nga detyrimet doganore, apo kur mallrat konsiderohen të destinuara për qëllime tregtare, udhëtarët duhet t’i nënshtrohen procedurave përkatëse doganore dhe të paguajnë detyrimet që aplikohen.
Sipas Doganës së Kosovës, këto rregulla bazohen në Kodin Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave, nenet 392–394.
Dogana e Kosovës – informim për udhëtarë dhe transparencë për qytetarët.




