Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se Presidenca daneze e Bashkimit Evropian me datën 16 shtatorë, e ka ftuar Shqipërinë për hapjen e katëer kapitujve të negociatave për anëtarësim, në pranin e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare.
Kryeministri Rama në një postim në Facebook ka shkruar se Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme, mbi fusha të rëndësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Trans-evropiane dhe Mjedisi, janë tashmë në tryezë.





