Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj i është kundërpërgjigjur presidentit Serb, Alexander Vuçiq për furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me dronët kamikaz si donacion nga Turqia.
Mehaj ka thënë se kjo marrëveshje ishte arritur gjatë kohës sa ai ishte Ministër por që nuk është bërë publike për shkak të sigurisë operacionale.
Ai iu ka kundërpërgjigjur edhe presidentit Serb Vuçiq dhe çdo udhëheqësi tjetër serb, duke thënë se Kosova është shumë më e fortë ushtarakisht sesa paramendohet dhe se paqja në ballkan është mëse e domosdoshme.
Mehaj i bën thirrje Serbisë që të shmangë retorikën luftënxitëse dhe të shkëputet njëherë e përgjithmonë nga politika e ish-diktatorit Sllobodan Millosheviç.




