Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMDNV), që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, gjatë periudhës 1 deri 8 gusht 2025, ka trajtuar gjithsej 58 raste të reja në tërë territorin e Kosovës.
Sipas të dhënave zyrtare, nga këto 54 raste kanë të bëjnë me dhunë në familje,1 me dhunim, 1 rast me sulm seksual, 1 rast me bashkëjetesë nën moshën 16 vjeç, dhe 1 rast me keqtrajtim ose braktisje të fëmijës.
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave mbetet e përkushtuar për të ofruar ndihmë profesionale dhe përfaqësim ligjor për viktimat e krimeve.




