Instituti i Mjekësisë Ligjore i Kosovës ka njoftuar se janë gjetur dhe identifikuar mbetjet mortore të Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i rrëmbyer gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ceremonia e rivarrimit do të mbahet të premten, më 6 mars. Homazhet do të zhvillohen nga ora 12:00 deri në 13:00 në Pallati i Kulturës Asim Vokshi, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 13:30 në Kompleksin Memorial në Çabrat.
Myrteza Dylhasi ishte rrëmbyer më 27 mars 1999, së bashku me babanë e tij, disa anëtarë të familjes Qerkezi, fqinjë të familjes Jetishi dhe një anëtar të familjes Ymeraga, nga shtëpia e Halim Qerkezit në Gjakovë, nga forcat serbe.




