Kombëtarja e Kosovës në futboll ka udhëtuar drejt Bratisllavës për të zhvilluar ndeshjen e radhës kundër Sllovakisë, të enjten në orën 20:45, në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet drejt Botërorit.
Federata e Futbollit e Kosovës njofton se ekipi është i motivuar dhe i përgatitur maksimalisht për këtë sfidë, e cila konsiderohet vendimtare për objektivat e “Dardanëve”.
Me atmosferë pozitive dhe besim të lartë, Kosova synon të shkruajë një kapitull të ri suksesi në arenën ndërkombëtare.




