Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) rithekson përkushtimin për matje të sakta, të besueshme dhe transparente të konsumit të energjisë elektrike.
Të gjithë matësit (njehsorët) kalibrohen dhe sinkronizohen me kohën zyrtare gjatë instalimit, duke garantuar funksionim maksimal dhe trajtim të drejtë për çdo konsumator, sipas tarifave të përcaktuara nga ZRRE.
Sinkronizimi i orës në njehsorë siguron që tarifat e ulëta dhe të larta të aplikohen në të njëjtën kohë për të gjithë konsumatorët. Në raste të izoluara me devijime teknike, ekipet e KEDS reagojnë menjëherë për të zgjidhur problemet në terren.
Në kuadër të modernizimit të rrjetit, gjatë vitit të kaluar janë instaluar mbi 130 mijë njehsorë digjitalë të rinj, duke rritur saktësinë dhe transparencën e matjes.
KEDS bën thirrje që çështja e matësve të mos politizohet dhe garanton që të gjitha proceset e matjes respektojnë legjislacionin dhe standardet më të larta të besueshmërisë dhe korrektësisë.




