Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ku diskutuan për proceset aktuale politike dhe sfidat që po përballet vendi.
Gjatë takimit, Haradinaj kërkoi që Franca të vazhdojë të mbajë një rol aktiv në mbështetjen e Kosovës, me fokus të veçantë në avancimin e proceseve euroatlantike, anëtarësimin e Kosovës në NATO, rritjen e njohjeve ndërkombëtare dhe forcimin e pozitës së vendit në arenën globale.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Francës ndaj Kosovës.




