Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani vizitoi Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, ku u prit nga trajneri Driton Kuka dhe kampionet Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.
Gjatë vizitës, ajo takoi edhe xhudistë elitarë nga Kosova dhe sportistë nga Ukraina, të cilët po marrin pjesë në Kampin Ndërkombëtar të Xhudos në Pejë.




