Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka reaguar lidhur me ekspozitën e fundit në Prishtinë, që ka ngjallur polemika për gabimet mbi ngjarjet dhe masakrat e luftës në Kosovë.
Ismaili theksoi se Ferdonije Qerkezei jeton çdo ditë me dhimbjen e humbjes së familjarëve, ndërsa sipas tij, në Hagë dhe Prishtinë disa aktorë po përpiqen të shtrembërojnë historinë, për të haruar viktimat dhe për të dënuar çlirimtarët.
“Kush e kupton më mirë se Nana Ferdonije dhembjen e kësaj lufte? Pa të vërtetë nuk ka drejtësi, pa drejtësi nuk ka as krenari për Kosovën, dhe pa to nuk mund të ketë një të ardhme të mirë,” shkruan Ismaili.




