Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e vendosur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Sipas njoftimit, Prokuroria po e monitoron me vëmendje çdo informacion të publikuar për ekspozitën dhe, në përputhje me kompetencat ligjore, do ta vlerësojë për të përcaktuar nëse përmban elemente të përgjegjësisë penale.
“Në përputhje me mandatin e Prokurorit të Shtetit, kjo çështje do t’i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse përmban elemente të përgjegjësisë penale”, theksohet në njoftim.




