Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka njoftuar se së bashku me deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë dorëzuar kërkesë për mbledhje të Komisionit për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione.
Behrami bëri të ditur se mbledhja është planifikuar për nesër në orën 10:00, dhe nënshkrues të kërkesës janë gjithashtu Sala Jasahri, Armend Zemaj dhe Albana Bytyqi.
Në letër theksohet shqetësimi për tendencat e rishkrimit të historisë, që sipas deputetëve mund të zbehin karakterin çlirimtar të luftës. Për ekspozitën mbi masakrat në Kosovë, ata theksojnë se përmbajtja e saj përbën një devijim nga e vërteta historike dhe ka ngjallur shqetësim të thellë tek publiku.
Postimi i deputetit Behrami thotë: “Bashkë me kolegë nga PDK, LDK dhe AAK kemi kërkuar nga kryetarja e komisionit, Fatmire Kollçaku, që të thërrasë urgjentisht mbledhjen e komisionit.”




