Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur përkrahjen e saj për fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani theksoi rëndësinë e mirëkuptimit dhe mbështetjes për secilin fëmijë: “Sikurse çdo vit, edhe sot jemi krah për krah me fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre, për më shumë mirëkuptim, mbështetje dhe dashuri për secilin fëmijë. Sepse çdo fëmijë meriton të dëgjohet dhe të mbështetet.”




