Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar sonte qytetet e Gjilanit dhe Vitisë, ku takoi strukturat e PDK-së dhe asamblistët lokalë.
Ai bëri thirrje për angazhim maksimal nga çdo anëtar, duke theksuar se PDK do të qëndrojë pranë qytetarëve si zë dhe shpresë për një të ardhme më të mirë.
Hamza njoftoi se në ditët në vijim do të vizitojë çdo qytet të Kosovës për të përforcuar kontaktin me komunitetet lokale.




