Teherani ka refuzuar një propozim të Shteteve të Bashkuara për një armëpushim 48-orësh, raportojnë mediat iraniane duke cituar një burim të paidentifikuar.
Sipas agjencisë gjysmë-zyrtare Fars News Agency, propozimi ishte bërë të mërkurën përmes një shteti të tretë, identiteti i të cilit nuk është bërë publik.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim apo konfirmim zyrtar nga Shtetet e Bashkuara lidhur me këtë raportim.




