Komisioni për Legjislacion do të zhvillojë intervista me 23 kandidatë për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) të martën dhe të mërkurën e javës së ardhshme.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, njoftoi se procesi i intervistimit është vendimtar për rendin dhe ligjin në vend, duke theksuar rëndësinë e KGjK-së si një institucion kyç në garantimin e sundimit të ligjit.
Tahiri publikoi këtë informacion përmes një postimi në rrjetin social, ku theksoi se intervistat pasqyrojnë një proces të kujdesshëm dhe transparent për emërimin e anëtarëve të këtij institucioni.




