Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një vizitë në veri të Mitrovicës, ku mori pjesë në përurimin e objektit të Administratës Tatimore të Kosovës.
Gjatë vizitës, Kurti theksoi se institucionet e vendit funksionojnë në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim, dhe se qeveria po punon për barazi dhe sundim të ligjit.
“Ne punojmë për të gjithë qytetarët. Nuk jam mbi ligjin. Nuk them se gjithçka është normale, por po normalizohet. Ligji nuk ndan shoqërinë, por e bashkon me barazi. Nuk mund të jepni shembull ku organet e pushtetit, si policia dhe administrata tatimore, nuk i shërbejnë të gjithëve njëjtë dhe profesionalisht”, deklaroi kryeministri./eo/




