Xherdan Shaqiri është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 32-të në Superligën e Zvicrës.
Shaqiri shkëlqeu në ndeshjen mes Baselit dhe Young Boys, ku shënoi një supergol dhe kontribuoi me pasime vendimtare në dy golat e tjerë. Ndeshja përfundoi 3:3.
Zgjedhja e Shaqirit si lojtari më i mirë u bë përmes votave të tifozëve dhe ndjekësve të ligës zvicerane.




