Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Kushtetuta e Republikës së Kosovës, me rastin e 18-vjetorit të miratimit të saj.
Ai theksoi se Kushtetuta përfaqëson dokumentin themelor që mishëron idealet e luftës çlirimtare për liri dhe shtetësi, duke e cilësuar atë si garantuese të të drejtave të njeriut, barazisë para ligjit dhe mbrojtjes së qytetarëve të Kosovës.
Haradinaj gjithashtu kritikoi zhvillimet e viteve të fundit, duke thënë se ka pasur shkelje të shumta të Kushtetutës përmes veprimeve që, sipas tij, kanë anashkaluar parimet e saj dhe duhet të ndalen urgjentisht.
Ai e përmbylli mesazhin me urimin për Ditën e Kushtetutës.




