Policia e Kosovës ka publikuar statistikat për 24 orët e fundit, duke paraqitur gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend.
Sipas raportit, janë regjistruar gjithsej 47 aksidente trafiku, prej tyre 21 me persona të lënduar dhe 26 me dëme materiale, ndërsa nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
Në kuadër të kontrollit rrugor, policia ka shqiptuar 2,270 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme.
Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 14 persona, ndërsa 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor apo i personave në vuajtje të dënimit.




