Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka shënuar fitoren e tretë radhazi në kualifikimet për Botërorin 2027, duke forcuar pozitën e parë në Grupin 2 të Ligës C.
Në ndeshjen ndaj Bullgarisë, vendaset kaluan të parat në epërsi në minutën e 9-të, por Kosova reagoi shpejt me golin e barazimit në minutën e 15-të dhe më pas përmbysi rezultatin gjashtë minuta më vonë.
Pjesa e dytë u mbyll me dominim të Kosovës, e cila shënoi edhe golin e tretë në minutat e fundit për rezultatin përfundimtar 1-3.
Me këtë fitore, Kosova kryeson grupin me nëntë pikë, duke lënë pas Kroacinë dhe Bullgarinë.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 18 prill 2026 në stadiumin “Fadil Vokrri”.




