Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka deklaruar se partia është e hapur për rikthimin e presidentes Vjosa Osmani në LDK.
Ai theksoi se platforma politike e LDK-së synon bashkimin e spektrit të djathtë dhe se kjo qasje vlen për të gjithë ata që duan t’i bashkohen partisë.
Sipas Zogajt, brenda LDK-së ka mendime të ndryshme lidhur me këtë çështje, por nuk bëhet fjalë për ndarje të strukturuara.
Ai shtoi se në ditët në vijim mund të ketë zhvillime të reja, ndërsa për momentin nuk ka asgjë zyrtare apo përfundimtare.




