Fenerbahçe ka nisur lëvizjet për sezonin e ri dhe ka arritur një marrëveshje paraprake me sulmuesin kosovar Vedat Muriqi për një rikthim të mundshëm në Stamboll.
Klubi turk e sheh Muriqin si përforcimin kryesor në repartin ofensiv, ndërsa drejtuesit kanë vepruar para hapjes së merkatos së verës.
Sipas mediave turke, palët kanë arritur marrëveshje personale, ndërsa tani pritet nisja e negociatave me klubin e tij aktual, Mallorca. Spanjollët thuhet se kërkojnë rreth 10 milionë euro për kartonin e sulmuesit.
Muriqi, i cili ka luajtur më parë për Fenerbahçen në sezonin 2019–2020, po zhvillon një sezon të suksesshëm në La Liga me 21 gola të shënuar dhe 30 paraqitje.




