Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka finalizuar një marrëveshje rreth 200 milionë dollarë me kompaninë Elbit Systems për furnizimin me municione të avancuara ajrore. Marrëveshja vjen në kuadër të operacioneve ushtarake dhe tensioneve të vazhdueshme me Iranin.
Sipas autoriteteve izraelite, ky investim synon rritjen e gatishmërisë ushtarake dhe forcimin e “pavarësisë në armatim”, ndërsa kompania Elbit e ka cilësuar si pjesë të bashkëpunimit afatgjatë me ushtrinë izraelite.




