Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar pas miratimit të ligjit për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.
Sipas Vitisë, ky ligj përbën një nga reformat më të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë dhe pas shumë sfidave tashmë është bërë realitet.
Ai ka theksuar se ligji mundëson qasje më të barabartë në shërbimet shëndetësore, krijon bazë për financim të qëndrueshëm të sistemit dhe ofron mbrojtje më të madhe financiare për qytetarët.
Vitia ka falënderuar deputetët për mbështetjen dhe kontributin në këtë proces.




