Azer Bislimaj do të përfaqësojë Kosovën për herë të dytë radhazi në “European Senior Championship”, që mbahet në Qipro nga 9 deri më 14 qershor dhe organizohet nga European Golf Association.
Në këtë garë prestigjioze amatore të golfit në Evropë, ai do të konkurrojë me rreth 90 lojtarë nga 29 shtete.
Federata e Golfit të Kosovës e ka vlerësuar pjesëmarrjen si një arritje të rëndësishme, duke theksuar progresin e sportit të golfit në vend dhe përkushtimin për përfaqësim ndërkombëtar.




