Vjosa Osmani ka qëndruar mbrëmë në Vushtrri, ku ishte i pranishëm edhe kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për zemër, bashkim dhe afërsi mes njerëzve.
Ajo kujtoi edhe rëndësinë historike të Odës së Haxhi Feriz Zekollit në Vushtrri, duke theksuar se aty dikur shqiptarët lanë pas hasmëritë për t’u bashkuar si një.




