Ekonomitë e Ballkani Perëndimor po shënojnë rritje të vazhdueshme dhe afrime graduale me standardet ekonomike të Bashkimit Evropian.
Sipas projeksioneve të fundit ndërkombëtare, Serbia dhe Mali i Zi mbajnë vendet e para në rajon për të ardhurat për frymë, ndërsa Shqipëria renditet e treta.
Rritja ekonomike e Shqipërisë lidhet me stabilitetin fiskal, zhvillimin e turizmit dhe investimet, ndërsa Kosova mbetet me të ardhurat më të ulëta për frymë, por me potencial për rritjen më të shpejtë në vitet e ardhshme.




