Anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se partia e tij nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë subjekti politik kur bëhet fjalë për ndërtimin e institucioneve të reja.
Ai theksoi se formimi i institucioneve kërkon marrëveshje politike që përfshin zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, presidentit dhe qeverisë.
Sipas Halitit, presidenti i ardhshëm do të duhej të vinte nga radhët e opozitës dhe të ishte figurë që përfaqëson denjësisht vendin.
Haliti tha se PDK-ja është e gatshme të bisedojë me të gjitha partitë për arritjen e një marrëveshjeje politike, ndërsa shtoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund t’i formojë e vetme institucionet dhe duhet të sigurojë mbështetjen e partnerëve politikë.
Ai nuk përjashtoi as mundësinë e krijimit të një koalicioni më të gjerë pa LVV-në, në varësi të zhvillimeve politike dhe numrave në Kuvend.




