Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi, ka marrë pjesë në një panel diskutimi për memorializimin, të organizuar nga YiHR me mbështetjen e British Council.
Hetemi theksoi rëndësinë e dokumentimit të saktë, ruajtjes së dëshmive dhe verifikimit të fakteve si bazë për procesin e memorializimit.
Sipas IKKL-së, një kujtesë e qëndrueshme kolektive mund të ndërtohet vetëm përmes bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, shoqërisë civile, mediave dhe akademisë.
Instituti vlerëson se ky bashkëpunim është thelbësor për ndërtimin e një kujtese të bazuar në fakte, në shërbim të së vërtetës, drejtësisë dhe brezave të ardhshëm.




