Të paktën 920 persona kanë humbur jetën si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka bërë të ditur kryetari i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodriguez.
Sipas tij, rreth 3,360 persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa 383 ndërtesa janë dëmtuar nga dridhjet. Po ashtu, 172 persona raportohet se ende janë të ngujuar nën rrënoja.
Autoritetet kanë bërë të ditur se zona më e goditur, La Guaira, është vënë nën kontroll ushtarak, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të shmangin udhëtimet drejt saj për të mos penguar operacionet e shpëtimit.
Zyrtarët venezuelas theksuan se rrugët duhet të mbahen të lira në mënyrë që ekipet mjekësore dhe të shpëtimit të mund të veprojnë më shpejt dhe më efektivisht në terren.




