Veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Metaj, është paraqitur të premten pasdite para trupit gjykues në Lipjan.
Rasti lidhet me një incident të ndodhur tri ditë më parë në fshatin Magure, ku dyshohet se një grup personash kishte sulmuar një banor të fshatit, ndërsa Metaj kishte ndërhyrë për të qetësuar situatën.
Përkrah Metajt, para gjykatës u mblodhën një grup veteranësh dhe qytetarësh, të cilët kërkuan trajtim të drejtë të rastit nga institucionet e drejtësisë.
Sipas tyre, konflikti mes palëve ka një histori më të hershme dhe nuk mund të shihet vetëm si ngjarje e izoluar.




