Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të shpërndara në disa zona.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.




