Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas njoftimit, një litër naftë do të shitet me 1.37 euro, një litër benzinë me 1.34 euro, ndërsa një litër gas me 0.67 euro.
Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë deri në publikimin e vendimit të radhës nga ministria.




