Dy raste të vdekjeve janë raportuar gjatë së dielës në rajonin e Prizrenit, përkatësisht në Prizren dhe Dragash.
Sipas Policisë, në Prizren rreth orës 14:15 një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e saj.
Ndërkohë, në Dragash është raportuar se një burrë është gjetur pa shenja jete. Edhe në këtë rast, ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen në vendngjarje.
Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedurat e mëtejshme, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e këtyre rasteve.




