Dogana e Kosovës ka zbuluar mall komercial dhe 29,900 euro të padeklaruara gjatë një kontrolli në Pikën Kufitare të Hanit të Elezit.
Automjeti me targa të Maqedonisë së Veriut ishte përzgjedhur për kontroll, ndërsa drejtuesi kishte deklaruar se nuk posedonte as mallra dhe as para për deklarim. Megjithatë, gjatë kontrollit fizik u gjetën mallra me natyrë komerciale dhe 29,900 euro në para të gatshme, të padeklaruara.
Dogana njoftoi se malli, paratë dhe automjeti janë sekuestruar, ndërsa ndaj personave të përfshirë do të zhvillohen procedurat ligjore për kundërvajtje doganore.




